Connect with Us

De Biasi i rikthehet suksesit me Shqipërinë/ Ishte hakmarraje personale

Kombëtare

De Biasi i rikthehet suksesit me Shqipërinë/ Ishte hakmarraje personale

Publikuar

-

Xhani De Biasi arriti atë që askush më parë nuk e realizoi dot në stolin e Shqipërisë, duke i dërguar kuqezinjtë në finalet e Euro 2016. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për një Kombëtare si e jona dhe për këtë meritat padyshim që nuk munguan për trajnerin italian, që i rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë periudha me Shqipërinë ka lënë gjurmë edhe në mendjen e De Biasit, që e përmend sa herë i jepet mundësia. Së fundi, tekniku italian ka treguar në një intervistë për mediat e fqinjve përtej Adriatikut se ky sukses në stolin kuqezi ishte edhe hakmarrja e tij kundrejt futbollit italian. Gjithashtu shton se kjo Euro 2016 është në një farë mënyre një medalje që shqiptarët e mbajnë fort pranë zemrës.

“Do ta lija mënjanë termin mit. Ishte hakmarrja ime personale ndaj futbollit italian. Për mendimin tim futbolli me Kombëtaret është diçka që bëhet në një mënyrë tjetër nga ai në ekipe të caktuara dhe të kesh frenat e komandës si trajner, duke qenë në gjendje të zgjedhësh lojtarët më të mirë edhe pse jo në nivelin e parë, duke u përpjekur të bëj një grup të mendojë si një i vetëm dhe në të njëjtën kohë të përmirësoj cilësitë teknike të lojtarëve, mendoj se ishte një punë e rëndësishme.

Dy vitet e para më shërbyen për të kuptuar mentalitetin e Ballkanit dhe në të njëjtën kohë unë isha në gjendje të sjell mënyrën time të të parit të futbollit, duke u munduar që gjithmonë të sjell diçka në shtëpi. Besoj se në fund e bëmë duke arritur diçka të rëndësishme dhe të papritur për më shumë, por jo për mua. Unë isha i bindur se nëse do të më ndiqnin mua, mund të mbeteshin në historinë e vendit të tyre, duke e çuar Shqipërinë në një fazë përfundimtare të një kompeticioni evropian .. Unë mendoj se është një medalje që ata e mbajnë të vendosur mirë në zemër “, është shprehur De Biasi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: