Connect with Us

“Do provoj Brojën dhe Kamberin”, Reja zbulon lajmin e madh: Ja çfarë do të ndodhë me Kumbullën

Sport

“Do provoj Brojën dhe Kamberin”, Reja zbulon lajmin e madh: Ja çfarë do të ndodhë me Kumbullën

Publikuar

-

Shqipëria ka programuar për të luajtur dy ndeshje miqësore, kundër San Marinos dhe Sllovenisë. Për herë do të shohim kuqezinjtë me të gjitha yjet dhe lojtarët që po shkëlqejnë dhe pritet që të shkëlqejnë. Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, trajneri i Kombëtares, Reja, është shprehur se do t’i besojë lojtarëve si Kamberi, Broja dhe Kumbulla. Të tre këta lojtarë kanë fituar dashurinë e tifozëve shqiptarë duke njohur kualitetet e tyre me ekipet ku luajnë, pasi me Kombëtaren A ende nuk i kemi parë. Pak minuta debutimi për Kumbullën, ndërsa Broja dhe Kamberi do të shfaqen për herë të parë në miqësoret e ardhshme.

“U zhgënjeva që nuk isha i pranishëm në hedhjen e shortit por këtu ku jetoj unë disa kompani ajrore i kanë bllokuar fluturimet. Do të kisha pasur shumë dëshirë të isha i pranishëm në në Holandë. Kam qenë në kontakt me presidentin Duka. Duhet të jemi në formë optimale në muajin shtator kur të nisim edhe t’i luajmë ndeshjet. Duhet ta nisim këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mos lëmë pas dore asnjë detaj. Janë që të gjitha transferta të vështira dhe duket theksuar që përveç faktit që janë shumë larg në dy prej tyre do të luajmë në fusha me bar sintetik. Duhet të jemi shumë të përgatitur, por mund të them që nuk është një short i keq sepse janë skuadra që mund t’i përballojmë. Gjithsesi me lejoni të theksoj se ndeshjet duhen luajtur.

Do të provoj disa lojtarë të rinj gjatë miqësoreve të radhës ku do të jenë të pranishëm edhe Broja e Kamberi. I kam ndjekur shumë që të dy gjatë kohëve të fundit. Dua të provoj lojtarë të rinj, sidomos të datëlindjes 1999-2000 por më duhet të pres edhe disa ndeshje përpara se t’i grumbulloj. Kumbulla po zhvillon një kampionat shumë të rëndësishëm por ka ende marzhe përmirësimi. E kam, ndjekur edhe gjatë seancave stërvitore të Veronës. Di që Kumbulla ashtu si Rrahmani ishte shumë pranë Napolit por ai dëshiron të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas të studiojë të gjitha ofertat që do t’i vijnë. Me Kombëtaren do të marrë minuta të plota në një prej ndeshjeve miqësore por nuk mund të them me Slloveninë apo San Marinon”, tha Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: