Sport
Humbja ndaj Teutës e tërboi fare, ja çfarë bëri Olsi Rama

Partizani u mposht dje nga Teuta me rezultatin 1-0. Si të mos mjaftonte humbja në derbi, triumfi i durrsakëve i dha një “shkelm” të rëndë kampionëve drejt krizës. Pritej të kishte një reagim, mirëpo as loja në fushë s’ishte aspak në nivelin e duhur. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama.
Ndryshe nga takimet e tjera ku ai takon lojtarët duke i përgëzuar ose kritikuar për performancën e tyre, këtë herë është larguar menjëherë nga “Selman Stërmasi”. Situata s’është aspak pozitive në kampin e kuq. “Gjakrat” janë të ngrirë. Me interes pritet të shihet se çdo të ndodhë në vazhdim, ndërsa Partizani tashmë renditet në vendin e pestë me 38 pikë, aq sa Skënderbeu i vendit të gjashtë
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania