Sport
Incidenti, ja çfarë i ndodhi Kobinasë në stadiumin e Flamurtarit

Sfida mes Flamurtarit dhe Tiranës, e cila u luajt dje në Vlorë dhe u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-2 pati disa momente pikante, të cilat nuk u fiksuan nga kamera. Një episod në dukje i frikshëm u kalua me humor pas përfundimit të takimit. Dhe protagonist ishte futbollisti i Tiranës Uinful Kobinah.
Në momentin që doli nga dhomat e zhveshjes për të dalë në korridorin e stadiumit e më tej për në pjesën e jashtme, ai përplas kokën me derën prej xhami që nuk shikon. Duket se dhembja ka qenë e madhe, pasi menjëherë pas kësaj ka vrapuar për të dalë në fushë për të marrë veten, pasi u pa i trullosur.
Më pas del në korridor duke mbajtur kokën me dorë. Këtë moment e ndan edhe me disa pjesëtarë të stafit të Tiranës aty pranë, teksa e kalon edhe në humor.
Ganezi realizoi golin e qetësisë për ekipin e drejtuar nga Emanuel Egbo.