Connect with Us

Kombëtarja në “karantinë”, Reja nuk del dot as nga shtëpia

Kombëtare

Kombëtarja në “karantinë”, Reja nuk del dot as nga shtëpia

Publikuar

-

Formimi i Ligës së Ko mbeve ka bërë që ndeshjet miqësore të mos ekzistojnë më. Kësisoj, datat e lira të UEFA-s dhe FIFA-s janë shumë të kufizuara. Ndaj, muaji mars shihet si një ndër shanset e pakta që kuqezinjtë kanë për t’u grumbulluar dhe për të testuar futbollistët. Por, situata e fundit në Itali ka vënë në rrezik dy ndeshjet miqësore ndaj San Marinos më 27 mars dhe ndaj Sllovenisë në Udine, 3 ditë më vonë. Për këtë, institucioni i futbollit është gjendur në pozita të vështira. Jo vetëm kaq, por pas urdhrit të qeverisë për të ndaluar daljen nga shtëpitë të moshës së tretë mbi 65 vjeç, atëherë për këtë periudhë miqësoresh Kombëtarja është “në karantinë”.

Dje, në Itali është miratuar një dekret qeveritar i cili sanksionon se aktivitetet sportive do të luhen pa tifozë deri në fillim të muajit prill. Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, ka lexuar dekretin e firmosur, i cili thotë se ndeshjet në Itali do të luhen vetëm me dyer të mbyllura. Pra ndeshjet me tifozë janë të ndaluara deri më 3 prill. Kësisoj, miqësoret me dyer të mbyllura në Itali duket se e humbasin edhe vlerën, ndaj pritet që të ketë një lëvizje të re nga FSHF lidhur me dy takimet.

Jo vetëm kaq, por së fundmi nga qeveria italiane ka dalë një udhëzim i rreptë, i cili “ndalon” moshën e tretë, mbi 65 vjeç të dalë nga shtëpitë. Duke qenë grup-mosha më e rrezikuar për prekjen nga Koronavirus, atëherë edhe trajneri 74-vjeçar i Shqipërisë, duhet t’i bindet këtij udhëzimi. Situata futbollistike në Itali ka shkuar drejt paralizimit, teksa as shtyrjes së njëpasnjëshme të ndeshjeve, është vendosur si mundësi e vetme që të mund të luhet vetëm pa tifozë.

MIQËSORET

E duke qenë se ndeshjet miqësore mund të humbasin sensin e tyre të luhen pa tifozë, atëherë FSHF duhet të gjejë zgjidhje me Slloveninë dhe San Marinon në lidhje me miqësoret, sigurisht në konsultim edhe me UEFA-n. Gazeta kërkoi një përgjigje zyrtare nga institucioni i futbollit në FSHF.

“Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me ndeshjet miqësore”, ka deklaruar FSHF në kanalet e saj zyrtare me anë të zyrës për shtyp. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë zgjidhje alternative, një prej të cilave mund të jetë edhe zhvillimi i ndeshjeve në vendin tonë, nëse do të ketë dakordësi me kundërshtarët, por edhe nëse do të jetë e mundur që vetë trajneri Reja të dalë lirisht nga shtëpia. /Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: