Connect with Us

Kombëtarja shqiptare bllokohet prej koronavirusit, pret përgjigjen e UEFA-s

Kombëtare

Kombëtarja shqiptare bllokohet prej koronavirusit, pret përgjigjen e UEFA-s

Publikuar

-

Ashtu siç pritej, dekreti i qeverisë italiane për masat kundër shpërndarjes së koronavirusit, ka prekur edhe ndeshjet e përfaqësueses shqiptare të futbollit të planifikuara në muajin mars. Kuqezinjtë do të luajnë sipas programit me San Marinon më 27 mars dhe më datë 30 mars ndaj Lituanisë. Por tashmë çdo gjë është në dyshim sa i përket se ku do të zhvillohen këto sfida, pasi duket e pamundur që të zhvillohen në Itali me stadiume të boshatisura në dy krahina të goditura nga virusi.

VIP Sport ka mësuar se gjatë hedhjes së shorti në Amsterdam, drejtuesit e Federatave të përfshira kanë diskutuar parimisht edhe mundësinë e zhvendosjes së këtyre dueleve në vend tjetër, edhe në Shqipëri apo Slloveni. Por kjo gjë nuk është plotësisht në dorën e tyre, pasi ato janë rregulluar me ndërmjetësimin e një kompanie të punësuar nga UEFA.

Kjo e fundit u jep Federatave një listë me skuadra të mundshme me të cilat mund të bëjnë miqësore dhe organizon gjithçka duke mbuluar një pjesë të shpenzimeve, ndërsa më pas administron të ardhura nga biletat apo marketingu gjatë ndeshjeve. FSHF ka kërkuar informacion nga kompania dhe UEFA dhe pritet që gjatë kësaj fundjave të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëhet me këto dy ndeshje që ishin planifikuar të zhvilloheshin në territorin italian, pasi duhet bërë edhe plani logjistik e përllogaritjet e shpenzimeve nëse ato do të zhvendosen në ndonjë vend tjetër.

Për momentin, gjithçka ka mbetur pezull, por Federatat kanë kërkuar nga kompania e punësuar nga UEFA që të zgjidhë sa më shpejt këtë situatë të komplikuar, pasi duhet të përgatitin edhe listat përfundimtare me lojtarët e ftuar për ato sfida e të mos tejkalojnë afatet e vendosura nga FIFA, edhe pse bëhet fjalë për situatë të pazakontë emergjence./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: