Sport
Kush do të largohet, Neymar apo Mbappe?/ PSG merr vendimin

Dihet tashmë që Barcelona dhe Reali Madridit kanë shprehur hapur dëshirën për të nënshkruar me dy yjet e ekpit parizien, Nejmar dhe Kilian Mbape.
Mirëpo me problemet e fundit që kanë patur me tifozët dhe me dëshirën e shprehur hapur për të luajtur njëri te Barcelona dhe tjetri te Reali, kanë bërë që PSG-ja të lejojë largimin e njërit nga të dy.
Dhe ai që do të largohet është braziliani Nejmar, sipas “Sport”, duke lejuar kështu realizimin e planit të Barcelonës për ta rikthyer në Kamp Nou, por nga ana tjetër do të prishen planet e Realit për të sjellë në ekip një idhull si francezi i talentuar Mbape.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania