Connect with Us

Mihaj shpërthen në lot te PAOK-u, nuk do e besoni ç’i ka ndodhur shqiptarit

Sport

Mihaj shpërthen në lot te PAOK-u, nuk do e besoni ç’i ka ndodhur shqiptarit

Publikuar

-

Enea Mihajt i është besuar më në fund te PAOK një ndeshje nga minuta e parë, por prova që do të kishte mbrojtësi shqiptar ishte e nivelit të lartë. Pikërisht në gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë dhe në një derbi kundër Olimpiakosit.

Në mënyrën më të mirë iu përgjigj lojtari i Kombëtares këtij niveli, madje duke lënë gjurmën e tij. Në përmbysjen e PAOK në shifrat 3-2, do të ishte Mihaj që fitoi me zotësi penalltinë që do të vuloste edhe shifrat e takimit. Ndërkohë pas ndeshjes të gjitha lojtarët kanë shkuar që ta përqafojnë.

Vetë futbollisti është shprehur se ndihej shumë i emocionuar, duke marrë parasysh faktin se nuk i kanë dhënë hapësira në këtë skuadër dhe papritur kthehet në një protagonist.

Por cili është mendimi i trajnerit? Njeriu që drejton PAOK-un, Ferrera, është shprehur në këtë mënyrë për lojtarin shqiptar: “Mihaj është një kampion i punës, unë nuk mbaj mend një ditë që ai nuk ka dashur që të stërvitet.

Është e vërtetë që ne nuk jemi, si ta them, të njëjtit mjeshtra, por sot diçka e mirë ka ardhur nga të gjithë ne. Po bëjmë gjëra të mira si skuadër. Ia dhamë sot mundësinë Mihajt dhe na u përgjigj”, ka thënë Ferrera. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: