Connect with Us

Orges Shehi në hall, i ndodh e papritura para ndeshjes me Skënderbeun

Sport

Orges Shehi në hall, i ndodh e papritura para ndeshjes me Skënderbeun

Publikuar

-

Kukësi po përjeton një situatë të vështirë brenda dhe jashtë fushës. Javën e shkuar u desh të largohej Shpëtim Duro dhe drejtimin e skuadrës ta marrë Orges Shehi me qëllimin e vetëm për të nxjerrë kampion skuadrën verilindore. Por eksperienca e durrsakut me Kukësin nuk ka nisur në mënyrën e duhur, pasi Vllaznia ka arritur t’i rrëmbejë një barazim pa gola dhe diferenca me Tiranën tashmë shkon në 6 pikë.

Përveç humbjes së dy pikëve, Orges Shehi mund të ketë humbur për disa javë edhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Vasil Shkurtaj. Vlonjatit iu desh të linte fushën pa dëshirën e tij në minutën e 73, për shkak të një dëmtimi të pësuar. Pas ndeshjes shqetësimin e ka shprehur edhe trajneri Shehi, i cili është shprehur se Shkurtaj mund të mungojë disa javë.

Ditën e sotme Shkurtaj do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë ekzaktësisht shkallën e dëmtimit, por e sigurt është se golashënuesi më i mirë i skuadrës nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj një kundërshtari të rrezikshëm si Skënderbeu. Duke u referuar nga deklarata e trajnerit pas ndeshjes, mund të themi se mungesa e golashënuesit të skuadrës verilindore mund të jetë edhe më e gjatë dhe pritet të ndikojë për keq te skuadra.

Kuper dhe Çema janë dy qendërsulmuesit e tjerë të ekipit, por gjatë javëve të shkuara nuk kanë treguar nuhatjen e duhur dhe vështirë se kanë një ndikimin e Shkurtaj para portës së kundërshtarit. Një problem më shumë për Shehin, i cili përveçse duhet të ngrejë moralin e një skuadre në dorëzim e sipër, tashmë do i duhet të nisë me “arnimet” për të zëvendësuar lojtarin kryesor të skuadrës. Shkurtaj është në vendin e dytë të listës së golashënuesve të Superiores, me 16 gola, një më pak ne Nuabueze i vendit të parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: