Connect with Us

Pësoi goditje në tru, nëna e Ronaldos reagon për herë të parë

Sport

Pësoi goditje në tru, nëna e Ronaldos reagon për herë të parë

Publikuar

-

Ditët e fundit kanë qenë të tensionuara dhe shqetësuese për Cristiano Ronaldon. Nëna e tij, Dolores Aveiro pësoi një goditje në tru, por për fat të mirë ia ka hedhur pas dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ylli i Juventusit fluturoi drejt Portugalisë për t’i qëndruar pranë personit më të shtrenjtë në botë, teksa është rikthyer në stërvitje me Juventusin. Dolores ka postuar një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, aty ku i qetëson të gjithë me lajmin që e keqja ka kaluar.

“Të dashurit e mi kudo që ndodheni, ky nuk është një mesazh normal i Dolores, por po shkruaj këtu për t’u lajmëruar se po e marr veten (jam ankuar shumë për qëndrimin e shtrirë në krevat për shumë orë). E di që është për të mirën time dhe pas pak ditësh do të rifilloj aktivitetin normal me dëshirën e Zotit.

Ishte vetëm një situatë e frikshme, jam e vetëdijshme për atë që më ndodhi dhe mund të them që pata fat. Falënderoj skuadrën e mjekëve dhe gjithë profesionistët që kanë qenë përkrah meje që nga ora e parë.

Ju falënderoj për mesazhet mbështetëse, për lutjet tuaja dhe energjitë pozitive. Falënderoj fëmijët e mi të dashur, nipat, vëllezërit dhe miqtë. Dolores do të kthehet shpejt, do të doja t’iu falënderoja edhe për mirëkuptimin e privatësinë tuaj në përgjithësi. Faleminderit të gjithëve“, përfundon mesazhi i nënë së yllit portugez.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: