Kombëtare
Shkëlqeu në derbin ndaj Olimpiakos, zbulohet ekipi që kërkon Enea Mihajn

Enea Mihaj mori minuta të plota në mbrëmjen e djeshme në Kupën e Greqisë, teksa ekipi i tij Paok, triumfoi me rezultatin 3-2, ndaj Olimpiakos. Mbrojtësi realizoi një paraqitje të mirë duke kënaqur stafin teknik të PAOK, teksa pas dëmtimit të titullarit Hose Krespo, pritet që për shqiptarin të ketë më shumë hapësira.
Mirëpo, për Mihajn nuk mungojnë as interesimet në merkato. Kështu, ka qenë klubi i Shturm Grac në Austri që ka konfirmuar dëshirën për ta pasur në ekip 21-vjeçarin. Vetë drejtori i Shturmit, Gynter Kreisël ka theksuar se ka pasur bisedime dhe se nuk përjashton asnjë mundësi për të ardhmen.
Tashmë mbetet për t’u parë si do zhvillohen situatat, teksa PAOK e transferoi futbollistin verën e kaluar për shumën e 850.000 mijë eurove nga klubi i Panetolikos. Kujtojmë se merkato në Austri përfundon ditën e enjte, ndërkohë që nëse Mihaj përfundon në Austri do bashkohej me Bekim Balajn, me të cilin ka ndarë kohë edhe në kombëtare.