Sport
Skënderbeu në hall/ Do të largohet Dejvi Bregu, apo jo?

Ka kohë që përflitet për një largim të mundshëm të Dejvi Bregut jashtë vendit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Skënderbeu është në bisedime me klubin suedez, Hamarbi. Akordi nuk është arritur ende, me merakaton atje që mbyllet me 31 mars. Deri atëherë ka kohë dhe marrëveshja mund të kryhet. Një hipotezë e mundshme është edhe qëndrimi, por është një mundësi ”e zbehtë”. Te Skënderbeu e dinë mirë rëndësinë që ka Bregu, cilësinë e tij, ndaj nuk e kanë në plan që t’a ”falin” për një shifër të vogël.
Golat e Dejvi Bregut i kanë dhënë jo pak pikë skuadrës në ndeshjet e fundit, duke u ktheyr kështu në një pikë ”kyçe”. Në fund, vendimi që do merret do jetë i përbashkët. A do largohet Bregu apo jo, mbetet të shihet.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania