Connect with Us

Tirana arratiset në krye, Refik Halili lëshon deklaratën e papritur

Sport

Tirana arratiset në krye, Refik Halili lëshon deklaratën e papritur

Publikuar

-

Fitorja e djeshme në Vlorë është gëzimi i dytë pas tri pikëve me një rezultat të thellë në derbin me Partizanin, për Refik Halilin. Presidenti i Tiranës është larguar tejet i kënaqur për tri pikët e marra në takimin me Flamurtarin. Halili e reflektonte në sy gëzimin e kësaj fitoreje që e afron Tiranën me titullin.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së djeshme në Vlorë, presidenti Rafik Halili ka dashur fillimisht të shprehë kënaqësinë e natyrshme që vjen në një rast të tillë, të shkëputjes nga një prej kundërshtarëve direkt siç është Kukësi, me një falënderim për lojtarët, për atë që ata dhanë në fushën e lojës. Halili thotë se kjo ishte një fitore me mjaft vlera.

“Jam shumë i kënaqur për rezultatin e ndeshjes së sotme (djeshme). Ishte një fitore me vlera për ne. Për këtë dua që të falënderoj të gjithë djemtë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës. I përshëndes të gjithë nëpërmjet jush, për atë çfarë bënë dhe dhanë në këtë takim”, u shpreh fillimisht presidenti i Tiranës.

 TITULLI – Refik Halili qëndron me këmbë në tokë. Presidenti i Tiranës, nuk nxitohet në deklaratën e tij. Është i bindur se për të shkuar te titulli ka ende punë përpara dhe siç thotë është një rrugë e gjatë. Halili kërkon nga ekipi që të punojë sa më shumë për të arritur objektivin dhe thotë se me fitoren në Vlorë nuk është vendosur ende asgjë.

“Ka ende shumë ndeshje përpara. Nuk ka mbaruar asgjë. Ky kampionat është i gjatë. Na duhet që të ecim përpara. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe për të arritur aty ku duhet. Nuk dua të komentoj më shumë rreth faktit se sa jemi shkëputur nga kundërshtarët, që ju po më pyesni. Na mbetet që të punojmë më shumë. Kemi rrugë të gjatë para dhe kemi shumë ndeshje për të bërë”, tha Halili.

LOJA – E ndërsa e kënaqi tej mase trepikëshi i djeshëm në Vlorë, presidenti Refik Halili ka rezerva për lojën. Kreu i klubit e thotë i bindur se ky ekip ka mundësi të japë edhe më shumë në lojë.

“Jam disi i kënaqur nga loja. Mund të bëjmë edhe më shumë, pasi kemi një grup të mirë dhe lojtarë me kualitete. Edhe njëherë i falënderoj për atë që bënë në këtë ndeshje dhe për këtë fitore”, përfundon Halili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: