Sport
UEFA nxjerr në shitje biletat për finalen e Champions League/ Çmime të frikshme

Finalja e Champions League e këtij sezoni do të luhet në Turqi në Ataturk Olympic Stadium, Istanbul. Ditën e sotme UEFA në faqen zyrtare ka bërë të ditur se kanë dal në shitje biletat për këtë finale.
Të gjitha biletat do të blihen vetëm online në faqen zyrtare të UEFA-s dhe tashmë janë bërë publike edhe çmimet. Bileta më e lirë do të kushtojë rreth 70 euro, ndërsa më e shtrenjta 600 euro duke mos përfshirë tribunën VIP. Finalja e madhe e Championsit do të luhet më 30 maj në Istanbul.
Çmimet e biletave sipas UEFA-s:
Kategoria 4: 70 €
Kategoria 3: 180 €
Kategoria 2: 450 €
Kategoria 1: 600 €
Biletat për personat me aftësi të kufizuara: 70 € (biletë me çmimin e kategorisë 4, përfshirë një biletë falas për një person shoqërues).
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania