Sport
Ylli i PSG-së “kopjon” Eni Imamin, ja deklarata turpëruese

“Jam i lumtur për golin, por jam akoma më i lumtur për tre pikët që i morëm”. Në pamje të parë kjo deklaratë duket normale, por jo pas një ndeshjeje miqësore. Eni Imami, kur ishte pjesë e Kukësit, e bëri atë deklaratë pas një ndeshjeje në Turqi dhe më pas videoja u bë virale në internet.
Imami në fakt, që në moment që e bëri deklaratën e kapi gabimin dhe u mundua ta rregullonte: “Po të quhen tre pikë këto”. Gjithsesi nuk shpëtoi dot. Më pas e mori gjithçka me sportivitet, edhe pse Elton Cale dhe Enea Koliçi e ngacmuan me një videon që publikuan më pas.
Imami, çfarë po thua? 😂Pak humor: Për Eni Imamin, miqësorja vlen 3 pikë…!!P.S: Eni ka qeshur edhe vetë pasi e tha 😁
Gepostet von eduasportin.com am Sonntag, 14. Januar 2018
Atë gabim nuk e bëri Imami i pari dhe nuk është as i fundit. Layvin Kurzawa është shënjestra e tifozëve së fundmi, pasi një postimi të bërë në rrjetet sociale. PSG mundi mbrëmë 1-5 skuadrën e Lyon dhe u kualifikua në finale të Kupës së Francës.
Gjithsesi për mbrojtësin e krahut kanë marrë tre pikë. “Plus 3 pikë”, shkruan Kurzawa, që ka harruar se nuk ishte një ndeshje kampionati. Emocionet e mëdha të fitores e kanë ngatërruar lojtarin e PSG, i cili kur është zgjuar sot, me siguri do jetë kthjelluar.
Layvin Kurzawa posted his delight on Instagram last night about returning to Paris “with 3 points.”
Problem? PSG’s victory over Lyon was in a cup game… pic.twitter.com/VDoI4lfSGP
— Get French Football News (@GFFN) March 5, 2020