Connect with Us

Befason Kobina: Goli më i rëndësishëm i karrierës nuk ishte ai në derbi

Sport

Befason Kobina: Goli më i rëndësishëm i karrierës nuk ishte ai në derbi

Publikuar

-

Këtë sezon ka ardhur në formën e tij më të mirë dhe ndeshje pas ndeshje po prodhon “magji”, që i japin Tiranës fitore dhe pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. I ftuar në emisionin “Pressing”, sulmuesi i Tiranës, Uinful Kobina evidenton ndryshimin e Egbo në krahasim me trajnerët e tjerë të Tiranës në këtë sezon.

“Nuk ka mbaruar ende, ky është vetëm fillimi. Sapo kemi filluar. Kriza e Partizanit? Partizani është një skuadër e mirë. Ndonjëherë, në futboll luan mirë, por nuk merr rezultatet. Ndoshta ata janë një nga dy rivalët për titullin kampion. Tani, nuk dua të flas shumë për Partizanin, pasi kam skuadrën time. Goli në derbi? Nuk është më i rëndësishmi në karrierën time. Goli më i rëndësishëm në karrierën time është me kombëtaren e Ganës.

Kemi pasur të njëjtin respekt dhe impenjim edhe me trajnerët e tjerë para Egbo. Tirana është si një familje. Ne shkëmbejmë ide me njëri-tjetrin. Jemi më të bashkuar se më përpara. Kemi biseduar me drejtorin sportiv dhe kemi lojtarë të mirë si Lika, Batha etj. Të gjithë duan të japin kontributin për Tiranën dhe Egbo ka bërë diçka ndryshe nga Mema dhe Ahmataj, duke i dhënë rëndësi çdo lojtari të japë më të mirën e tij dhe të na japë forcë pas çdo gabimi.

Egbo di si t’i menaxhojë lojtarët dhe të gjithë situatat që na rrethojnë. Jemi përshtatur disi më mirë me Egbon. Egbo po punon shumë fort, është i hapur me të gjithë. Si skuadër, na pëlqen një trajner që punon shumë. Trajneri Egbo i di dobësitë tona dhe po punon për t’i përmirësuar. Në të njëjtën kohë, di si t’i bëjë lojtarët të zgjohen. Ai është një menaxhues shumë i mirë”, u shpreh Kobina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: