Connect with Us

“Dëshiroja shumë të vazhdoja te Partizani, por ja çfarë ndodhi”, Gega e thotë troç

Sport

“Dëshiroja shumë të vazhdoja te Partizani, por ja çfarë ndodhi”, Gega e thotë troç

Publikuar

-

Në prononcimin e gjatë që dha për “Supersport”, ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka treguar për emocionet e titullit kampion që fitoi me të kuqtë në sezonin e kaluar. Gjithashtu Gega ka treguar se kishte dëshirë të madhe për të qëndruar te Partizani, por për disa arsye personale vendosi të largohet, duke ia kërkuar këtë edhe presidentit Demi.

I kam riparë shumë herë sepse janë kujtime pasi për mua kanë qenë të veçanta pas një viti të lodhshëm dhe me presione të sezonit. Kanë qenë lot gëzimi dhe nuk i kontrolloja dot dhe e kam përjetuar në mënyrë më të mirë.

Vazhdoj akoma ta kujtoj dhe në momentin që ra bilbili doja t’i përqafoja të gjithë me radhë tifozët që erdhën drejt meje. Gjithmonë jam munduar të jap respekt për të gjithë te Partizani dhe ai qe viti i këtij grupi që edhe unë kam qenë pjesë.

Gjithë vitin u mundova të isha i përmbajtur pasi duhet të reflektohej edhe te ekipi. Nuk shfaqja asnjëherë momente negative te skuadra gjithë sezonit, tregoja vetëm gjëra pozitive. Familja është frymëzim për të gjithë dhe janë ata që gëzohen të parët për suksesin tënd”.skender gega

Largimi?

Mendoj se gjërat e mia janë vetëm të miat, doja të vazhdoja, por u krijuan disa arsye personale që unë duhet të vazhdoja. Ka momente kur nuk përputhen edhe mendimet. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë me të gjithë. Jam munduar që gjërat që kam për vete t’i mbaj vetëm unë, pasi kisha besim se do ia dilja.

Pas një bisede me Demin i kam kërkuar largimin, ku nuk këmbënguli për të më mbajtur. Në atë periudhë ashtu e vendosa dhe ashtu ndodhi. Në Shqipëri kam ardhur sepse kam arsye të tjera, por jo për t’i marrë vendin ndonjë tjetri.

Unë e dua Partizanin dhe e dua atë fanellë, shkova në derbi sepse e dua atë fanellë dhe nuk kam shkuar në stadium për t’i krijuar presion askujt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: