Connect with Us

“Do e largoj Hysajn nga Napoli”, agjenti i shqiptarit zbulon prapaskenën e bujshme

Kombëtare

“Do e largoj Hysajn nga Napoli”, agjenti i shqiptarit zbulon prapaskenën e bujshme

Publikuar

-

Elseid Hysaj është kthyer të luajë rregullisht me Napolin, por rinovimi i kontratës ka ngrirë dhe palët nuk po bëjnë asnjë hap para për të vazhduar bashkëpunimin. Agjenti i shkodranit, Mario Xhufredi ka folur shpesh për Hysajn dhe opinioni i tij i fundit është se mbrojtësi duhet të largohet nga Napoli sepse Di Lorenzo, lojtar nën menaxhimin e tij dhe që luan në të njëjtin krah me Hysajn, është një nga më të mirët në Itali për momentin.

Kështu, agjenti tregon tërthorazi se Hysaj nuk do të ketë mundësi të luajë shumë nëse qëndron te Napoli. Ai shprehet se do e shikojë situatën e Hysajt në verë dhe mendon se atë mund ta zëvendësojë një tjetër lojtar nën menaxhimin e tij. Pasuesi i Elseidit te Napoli, sipas Xhufredit mund të jetë Faraoni.

“Di Lorenzo është një nga më të mirët në të gjithë Italinë. Ndër italianët ai është ndër më të mirët së bashku më Kontin. Ai është sigurisht një kandidat për të shkuar në Kampionatin Evropian. Mançini e ka thirrur tashmë atë, do të thotë se e vlerëson. Hysaj është po aq i rëndësishëm sa Di Lorenzo, edhe pse ato kanë karakteristika të ndryshme. Gatuzo ka shprehur pëlqim ndaj Elseidit, por duhet të vlerësojmë gjithçka në verë.

Unë preferoj që dy nga klientët e mi të të njëjtit rol të mos qëndrojnë në të njëjtin klub. Një përjashtim mund të bëhej për Faraonin, sepse Hysaj tashmë është afirmuar dhe ka luajtur për 5 vjet në nivele të larta. Faraoni është shumë i fortë dhe mund të luajë te Napoli. Duhet të dëshmojë se është i denjë për një ekip si Napoli edhe pse vjen nga një ekip më i vogël. Situata e tij do të ishte më e menaxhueshme se ajo e Hysajt”, tha agjenti i yllit të kombëtares sonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: