Connect with Us

“Është më i miri i kampionatit”, trajneri spanjoll i thur elozhe yllit shqiptar

Kombëtare

“Është më i miri i kampionatit”, trajneri spanjoll i thur elozhe yllit shqiptar

Publikuar

-

Askush nuk dyshon më të cilësitë e Keidi Bares. Mesfushori i talentuar shqiptar, në pak më shumë se një vit është kthyer nga një premtim akademie në një titullar fiks te Malaga dhe në edicionin aktual, nuk kanë munguar elozhet për lojën e tij, edhe nga kundërshtarët. Një i tillë do të jetë këtë javë edhe Viktor Fernandez, trajneri i Real Saragozës që do të luajë në fushën e Malagas në ndeshjen e radhës në La Liga 2.

Fernandez është një emër shumë i njohur në futbollin spanjoll, por edhe europian. Ai bëri shumë bujë kur në vitin 1994 fitoi Kupën e Mbretit në drejtimin e këtij klubi e një sezon më vonë, fitoi Kupën e Kupave, arritje që shumëkush e cilësoi mrekulli asokohe. Ai ka shëtitur disa nga skuadra më të njohura si Selta Vigo, Betis, Deportivo La Korunja apo Porto, ndërsa është kthyer përsëri te Saragoza për ta ndihmuar të ngitet në elitë, duke mbajtur aktualisht vendin e dytë në kampionat. Ndaj vlerësimet e tij për Baren, tregojnë qartësisht se si e shohin tanimë sportistin shqiptar në Spanjë.

“Kanë një portier si Munir që po bën një sezon të madh, një mbrojtje shumë të sigurt dhe të konfiguruar mirë, si dha kanë në radhët e tyre mesfushorin mbrojtës më të mirë të La Liga 2, që është Keidi Bare, me dy anësorë që kryejnë rolet në sulm dhe në mbrojtje. Duhet të tregohemi shumë të aftë për t’i mposhtur, por janë ekip që mund të mposhtet, siç jemi të gjithë në La Liga 2”, tha trajneri spanjoll sot para mediave.

Me vlerësime të tilla, nuk është aspak çudi që prej muajsh disa nga klubet e La Liga janë vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar dhe kërkojnë shërbimet e tij e nuk është çudi që ai të mos presë për ngjitjen në elitë me Malagan, por ta provojë me një ekip tjetër duke filluar që nga edicioni i ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: