Sport
FSHF i befason të gjithë me projektin e ri, prezanton 8 arbitrat e talentuar

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme projektin “Talent & Mentor”. Një projekt 2 vjeçar i organit më të lartë të futbollit në vend, që konsiston në rritjen e cilësisë së arbitrave-talente, për të arritur sa më shpejt në kategoritë më të larta.
Në videon e publikuar nga FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ishin të pranishëm dizenjatori i arbitrave Sokol Jareci, presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, si dhe ish-arbitrat Albano Janku, Plarent Kotherja dhe Sokol Cekaj.
FSHF përzgjodhi 8 gjyqtarët më të talentuar, të cilët do të kenë edhe mentorët mërkatës.
Sokol Jareci do të jetë mentor i Florian Latës dhe Mario Shabanajt.
Plarent Kotherja do të jetë mentor i Roxhers Muskës dhe Erjon Bylykbashit.
Albano Janku do të jetë mentor i Albert Dodës dhe Dorjan Maletës
Sokol Cekaj do të jetë mentor i Olsion Yzeirajt dh Silvio Dyrmishaj.