Connect with Us

Jo vetëm Duro, konfirmohen edhe 2 largime të tjera te Kukësi

Sport

Jo vetëm Duro, konfirmohen edhe 2 largime të tjera te Kukësi

Publikuar

-

Pas largimit të trajnerit Shpëtim Duro javën që shkoi, me prezantimin e trajnerit të ri Orges Shehi kanë ardhur dhe dy rrjedhjet e tjera nga stafi teknik i Kukësit. Janë larguar Sero Noka, i cili ka mbajtur rolin e zëvendës-trajnerit dhe përgatitësi atletik Andi Kulli.

Klubi doli me një status në faqen zyrtare dhe bëri të ditur se të dy zyrtarët e klubit nuk janë më pjesë e Kukësit: “Sero Noka që ka mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit dhe përgatitësi atletik Andi Kulli nuk janë më pjesë e Kukësit! Klubi i falënderon për punën e bërë dhe u uron suksese në karrierën e tyre!” ka qenë komunikimi zyrtar i ekipit verilindor për dy ish-ndihmësit e trajnerit të shkarkuar, Shpëtim Duro.

Gazeta mëson nga burime zyrtare pranë të dyja palëve, klubit dhe dy pjesëtarëve të stafit, se largimi ka ardhur me vullnetin e plotë të të dyve. Kjo, për faktin se pas largimit të trajnerit Duro nga ekipi, nuk e kanë parë të arsyeshme vazhdimin e punës.

Klubi nuk ka qenë në kundërshtim të vazhdimësisë së punës së tyre, por ka qenë vullneti i Nokës dhe Kullit për të ndërprerë bashkëpunimin. Të dy ish-pjesëtarët e stafit iu bashkuan trajnerit Duro në muajin gusht, pak ditë mbasi ai kishte marrë drejtimin e skuadrës verilindore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: