Connect with Us

“Më kontaktoi Nexhipi, u ula me Gjicin”, Gega zbulon prapaskenat

Sport

“Më kontaktoi Nexhipi, u ula me Gjicin”, Gega zbulon prapaskenat

Publikuar

-

Skënder Gega është një emër shumë i dashur për tifozët e Partizanit. 56-vjeçari nga Tropoja udhëhoqi “demat” drejt titullit kampion sezonin e kaluar, një trofe që mungonte prej 26 vitesh në pjesën e kuqe të kryeqytetit. Në fund të sezonit erdhi ndarja me Partizanin, teksa ditë më parë emri i tij u përfol për një rikthim në Superiore.

Safet Gjici shkarkoi trajnerin Duro pas barazimit në Durrës dhe Gega doli në skenë për pankinën e Kukësit. Palët biseduan, por akord nuk pati. Trajneri verior flet për këtë situatë në një prononcim për Supersport, duke pranuar se diçka ngeci në bisedime, edhe pse nuk zbulon asgjë nga takimi me Gjicin.

“Erdha në Tiranë për tjetër gjë. Nuk e dija se Duro do barazonte, apo Sormani do humbte 5-1 në derbi. Jam kontaktuar nga Nexhipi, për respekt kam shkuar dhe kemi biseduar. Secili bën zgjedhjen e tij në mënyrën e vet. Shkova u ula me Safet Gjicin, me shumë respekt. Nuk kam frikë asnjë lloj sfide. Nuk po i çoj mesazh askujt. Partizani e ka trajnerin. Askush nuk ka ardhur për të dështuar. Me gjithë shpirt, uroj që Partizanit, tifozëve dhe trajnerit, t’i shkojë gjithçka mirë“, deklaron Gega.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: