Connect with Us

“Nuk ndalon së shënuari”, mediat Amerikano Latine i thurin elozhe futbollistit të Bylisit

Sport

“Nuk ndalon së shënuari”, mediat Amerikano Latine i thurin elozhe futbollistit të Bylisit

Publikuar

-

Emiliano Mozone është bërë protagonisti i ri i skuadrës së Bylisit që kur vendosi të vishte fanellën e saj. Sulmuesi uruguaian, në eksperiencën e tij të parë në Europë, ka dhënë sinjale se mund të jetë një futbollist i rëndësishëm për të ardhmen e ballshiotëve të cilëve iu bashkua në janar e kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në mediat në Amerikën Latine, të cilat i kanë vënë theksin golave që ka shënuar ai në këtë periudhë.

Mozone nuk ka shijuar ende fitoret me Bylisin, por ballshiotët duhet të jenë të kënaqur me rendimentin e tij, pasi në 5 ndeshjet e luajtura deri tani në Superiore, ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës. Kësaj i vë theksin edhe “Balonlatino.net”, i cili thekson se lojtari i cili luante më parë në kampionatin uruguaian, po shënon në mënyrë të rregullit me ekipin tij të ri në Europë.

“Emiliano Mozone nuk ndalon së shënuari gola në Shqipëri”, titullohet shkrimi kushtuar sulmuesit 21-vjeçar, duke treguar si paraqitjet që ka dhuruar ai deri tani, po ashtu edhe formën e Bylisit që sipas portalit në fjalë tashmë është i përqendruar vetëm për mbijetesën dhe për të ruajtur një distancë me Vllazninë që gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE