Connect with Us

Oferta fraonike, Interi në sulm për Kumbullën

Kombëtare

Oferta fraonike, Interi në sulm për Kumbullën

Publikuar

-

Mançester Siti nuk do t’ia dijë se është dënuar nga UEFA, por vazhdon punën për të ndërtuar një skuadër perfekte, për të qenë sa më afër fitimit të Champions League, që është trofeu i vetëm që mungon në raftin e kampionëve të Anglisë gjatë dekadës së fundit. Mbrojtja është reparti me më shumë probleme këtë sezon. Laporte është dëmtuar shpesh dhe nuk ka qenë i gatshëm, ndërkohë që dyshja Stons-Otamendi nuk e bindin aspak Guardiolën, i cili ka zgjedhur të kthejë në mbrojtje një mesfushor si Fernandinjo.

Sezonin e ardhshëm Mançetser Siti do të tentojë të rregullojë këtë repart dhe Guardiola i ka idetë e qarta. Spanjolli ka si objektiv kryesor mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sllovaku është një nga më të mirët e Serie A dhe prej vitesh ruan të njëjtat ritme të larta me zikaltërit. Kontrata e tij përfundon në vitin 2023, por nëse vjen një ofertë tunduese drejt drejtuesve nga Milano nuk do të hezitonin të nisnin bisedimet për largimin e tij.

“Calciomercato” raporton se klubi anglez ka bërë një ofertë prej 85 milionë eurosh në drejtim të Interit për yllin e mbrojtjes. Një propozim shumë tundues për zikaltërit, që si zëvendësues të tij mund të marrin një talent si Marash Kumbulla. 20-vjeçari i kombëtares sonë prej kohësh ndiqet me kërshëri nga Marota dhe stafi i tij dhe në rast të ikjes së Skriniar, zikaltërit do e lëshonin dorën për Kumbullën dhe do të dërgonin ofertën ideale në drejtim të Veronës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: