La Liga
Coronavirusi i ka detyruar futbollistët të mos japin dorën, por… plas grushti

Përhapja e Koronavirusit në masë të madhe ka ndryshuar edhe rregullat e futbollit në këto kohë. Këtu jemi duke folur për elitat e Europës, ku në Itali dhe Premier League do të ndalohen përshëndetjet me duar mes lojtarëve para takimeve.
Kjo ka nisur edhe në “La Liga”, në mbrëmjen e djeshme ku Valencia u përballë ndaj Alaveshit. Por sigurisht që kjo është një masë tërësisht e pakuptimë dhe që nuk mund të mbrojë asgjë. Në fushë nuk mund të eliminohen dot kurrsesi kontaktet fizike mes lojtarëve në ndërhyrjet për topin.
Pa futur këtu edhe nervat e lojës, si në ndeshjen e sotme mes Eibar dhe Mallorca. Kundërshtari po fitonte 0-2 dhe në minutat e fundit u shënua goli i vetëm i Eibar. Teksa këta të fundit po nxitonin për të marrë topin dhe të provonin një shans të fundit, portieri i Mallorcas nuk po e jepte sferën dhe luajti me nervat e kundërshtarit. Në atë moment ka pasur edhe një përplasje në fushë mes një grumbulli lojtarësh, që nxjerr huq të gjitha këto masa të shumëpërfolura që duken si një “vrimë në ujë”.
Cuando el dueño del balón se quería ir a casa…
La enorme trifulca en el Eibar 1-2 Mallorca. #LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/8uBbcf1i3k
— Fútbol en Movistar+ (@MovistarFutbol) March 7, 2020