Connect with Us

Çudia/ Luajnë “pa tifozë”, shikoni kush janë skuadrat më të forta të Superligës në ndeshjet brenda

Sport

Çudia/ Luajnë “pa tifozë”, shikoni kush janë skuadrat më të forta të Superligës në ndeshjet brenda

Publikuar

-

Sezoni 2019-2020 në Kategorinë Superiore po tregon javë pas jave se është shumë anormal dhe se ka të papritura të çdo lloji. Në një futboll si ky i yni ku faktori fushë shpesh është i rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin e titullit, duket paksa e çuditshme statistika që regjistrohet në edicionin aktual, ku dy ekipet e para në renditjen e ndeshjeve të luajtura brenda në fakt nuk luajnë para një atmosfere imponuese dhe të zjarrtë të tifozerisë së tyre.

Klasifikimi i ndeshjeve në shtëpi sheh në mënyrë të papritur në vend të parë Teutën, e cila në 13 ndeshje të luajtura ka marrë 28 pikë dhe ka njohur vetëm një herë shijen e humbjes. Skuadra durrsake deri tani nuk shquhet si një prej atyre që mbush stadiumin me tifozë, e goditur së fundmi edhe prej ngjarjes së rëndë të muajit nëntor.

Një pikë më pak ka regjistruar në këtë sezon Kukësi, i cili praktikisht është pa shtëpi. Verilindorët janë në pritje të përfundimit të stadiumit të qytetit të tyre ndërsa vazhdojnë të lëvizin së në një impiant në tjetrin. Për të parë tifozerinë e zjarrtë të Kukësit në tribuna këtë vit u desh që të luhej në “Air Albania” (si për ironi në një ndeshje që e humbën), por pjesa tjetër e ndeshjeve ‘në shtëpi” për ta ka parë tribunat thuajse të boshatisura, gjë që nuk reflektohet në rezultate pasi ashtu ekipi ka siguruar 27 pikë në 13 ndeshje.

Të njëjtën kuotë pikësh si Kukësi ka edhe Tirana, e vetmja në treshen e parë që mund të thotë me plot gojë se mbush stadiumin në ndeshjet që luan brenda. Bardheblutë janë në edicionin aktual ekipi me më shumë ndjekës dhe e kanë justifikuar këtë me rezultatet e siguruara para tyre dhe me spektaklin që kanë dhuruar. Jo rastësisht, janë e vetmja skuadër që ka regjistruar mesatarisht mbi 2 gola për ndeshjet që ka luajtur në fushën e vet, pasi në 13 javë kanë shënuar 27 të tillë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: