La Liga
Juventusi i ofron stolin, ja si përgjigjet Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, hodhi poshtë zërat se Juventusi i ka ofruar stolin e skuadrës bardhezi për sezonin e ardhshëm. Në konferencën për shtyp në kuadër të takimit të nesërm për kampionatin spanjoll kundër Real Betisit, francezi u shpreh se nuk është kontaktuar nga asnjë klub për të marrë frenat e një ekipi të ri.
“Jo, unë jam këtu. Jam këtu çdo ditë dhe jam i lumtur të jem trajneri i këtyre futbollistëve dhe po bën më të mirën çdo ditë. Askush nuk më ka kontaktuar, nuk di asgjë për këtë. Shumë gjëra thuhen për mua dhe futbollistët e mi”, deklaroi për mediat 3-herë fituesi i Ligës së Kampioneve me Real Madridin.
Prestigjiozja britanike “Daily Mail” raportoi ditën e djeshme se drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar ish-kampionin e botës me Francën në vitin 1998 për të stërvitur ekipin bardhezi pas rezultateve jo bindëse të Mauricio Sarrit. Përveç kësaj, thuhej se Zidane do të përfitonte 8 milionë € në sezon nëse do të drejtonte Juven nga sezoni i ardhshëm.