Connect with Us

“Kush i largoi Kallakun, Bathën, Karabecin?!” Ish-sulmuesi thumbon Ramën dhe Demin

Sport

“Kush i largoi Kallakun, Bathën, Karabecin?!” Ish-sulmuesi thumbon Ramën dhe Demin

Publikuar

-

Ish-sulmuesi i Partizanit Edmond Dosti u është drejtuar publikisht dy drejtuesve të lartë të klubit kryeqytetas që të ndryshojnë politikën e merkatos dhe ndërtimit të skuadrës.

Në një koment të gjatë në rrjetin e tij social, Dosti kërkon që klubi të heqë dorë nga “mahnia” për të sjellë trajnerë italianë dhe futbollistë të huaj, pasi sipas tij, ata nuk e ndiejnë sa duhet peshën e fanelës së Partizanit. Nga ana tjetër, Dosti këmbëngul dhe kërkon përgjigje se përse disa prej futbollistëve më të spikatur në kampionatin shqiptar si Kallaku, Murataj, Batha, Karabeci, etj janë larguar nga Partizani.

Komenti i Edmond Dostit:

z.Demi z.Rama eshte koha per te reflektuar te gjithe bashke ku kemi gabuar !

Partizani i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me atë të vitit të shkuar ku u shpall kampion.
Partizani ka humbur ekulibrin dhe boshtin brenda skuadrës me largimin e ish-trajnerit Gega. Ardhja e trajnerit të ri italian dhe afrimi i lojtarëve të huaj jo cilsor që nuk njihni kampionatin, sollën grindjet brenda skuadrës përfshi këtu ish trajnierin, prishi grupin dhe harmoninë, stilin e lojës dhe strategjinë, prishi atë që ndërtoi më shumë se 5 vite.
Gabimet vazhdojnë duke ndjekur një politike të gabuar ndaj afrimit të lojtarëve të Akademisë së Partizanit, nga ana tjetër i kushtojnë shumë rëndësi lojtarëve të huaj që kushtojnë shumë dhe që nuk ndjejnë peshën e fanellës, duke mos u hapur rrugë lojtarëve të akademisë të cilët dinë sa kushton kjo fanellë me emrin Partizan…Kallaku (Teuta) Erald Marku (Vllaznia)Franci Lala.Gresild Lika.Johan Cela.Iljan Cela. Rimal Haxhiu. (Luftetari)Valentin Murataj. Bajramaj. Janku (Bylis)Idi Batha.Erando karabeci (Tirona) nje pjyete kame kush i ka larguar nga Partizani keta lojtare qe po bej shume mire neper ekipet ku luajn per mendimin tim kjo nuk eshte politik per te miren e Partizanit kjo eshte tja futesh vetes. Nostaligjia te trajneret e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve te huaj që ende nuk po kuptojne rendesinë e fanellës së klubit. Jo pak por katër trajner italianë janë ulur në bankinën e Partizanit. Por…
Partizani ka mahninë të lojtarët e huaj kur ka Akademin e tij. Prandaj z.Demi z.Rama eshte koha per reflektim te shpejte per te miren tuaj dhe te Partizanit boll me zemergjersin tuaj qe po e keq perdorin te tjeret mbas jush. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situat po na ben shume pesimist qe do ndryshoj dicka per kete vite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: