Sport
Me pranga në duar/ Legjenda e futbollit del para gjykate

Legjenda e futbollit Ronaldinho dhe vëllai i tij kanë dalë përpara gjykatës në Paraguai. Ai kaloi kufirin me një pasaportë false së bashku me Roberto de Assis, njeriun e tij të afërt.
Policia i kapi të dy në hotel dhe konfirmoi se kishin kaluar kufirin me identitet tjetër. Ronaldinho është pa pasaportën braziliane, pasi i është konfiskuar nga autoritetet e shtetit latin.
Avokati i tyre u mbrojt me tezën se të dy kishin udhëtuar për spote publicitare dhe duhet të lirohen, pasi nuk janë kontigjent i rrezikshëm. Ronaldinho deklaroi para gjykatës se ata kishin udhëtuar për arsye biznesi.
Ajo që veçohet te Dobra është driblimi ndaj kundërshtarëve, lëvizjet me thjeshtësi në fushë, krijimi i aksioneve, shpeshherë duke i nxjerrë edhe nga hiçi, por pa harruar edhe dyluftimet dhe ndërhyrjet e ashpra, që janë një tjetër vlerë e shtuar.