Connect with Us

Paniku nga Koronavirusi, zbulohet plani B i FSHF-së për miqësoret

Sport

Paniku nga Koronavirusi, zbulohet plani B i FSHF-së për miqësoret

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka një plan B për të mos humbur zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore të parashikuara më 27 dhe 30 mars, data këto të lira nga FIFA për kombëtaret. Si për ironi të fatit, Shqipëria duhet të luante të dyja miqësoret në tokën italiane, por fakti që shteti fqinj është prekur nga epidemia e Koronavirusit, e bën të pamundur këtë. Shqipëria kishte arritur marrëveshje që më 27 mars të luante ndaj San Marinos, një shtet i vogël brenda territorit italian.

Ndërsa më 30 mars ishte parashikuar të luhej ndaj Sllovenisë në qytetin Udine të Italisë. Mirëpo, me përkeqësimin e situatës, nuk bëhet më fjalë që axhenda të mbetet e njëjtë. Gjatë ditëve të fundit, zyrtarë të Sektorit të Jashtëm në FSHF kanë mbajtur kontakte të shpeshta me homologët e tyre në Slloveni dhe San Marino për të gjetur një zgjidhje që mund t’i kënaqte të dyja palët.

Mësohet se propozimi i FSHF-së ka qenë që të dyja ndeshjet të luhen në Shqipëri, në të njëjtat data që ishin parashikuar. Burime në institucionin e futbollit shqiptar tregojnë se San Marino është OK me këtë propozim, por problemi mbetet te Sllovenia, që duket e lëkundur, pasi ka kërkuar që takimi të luhet në Lubjanë dhe jo në Tiranë. Gjithsesi, nuk ka ende një vendim përfundimtar, por gjasat janë që detajet e dy miqësoreve të fiksohen brenda datës 10 mars, në mënyrë që kombëtaret respektive të planifikojnë axhendën.shqiperia

FSHF nuk do që të humbasë zhvillimin e një miqësoreje si ajo me Slloveninë, për vetë faktin se është një kundërshtar që mund të jetë si barometër për kuqezinjtë sa u përket lojtarëve të rinj që pritet të grumbullohen. Ndërkohë, pak ditë më parë qeveria italiane ka dalë me një udhëzim të rreptë, i cili “ndalon” moshën mbi 65 vjeç të dalë nga shtëpitë. Duke qenë mosha më e rrezikuar për prekjen nga Koronavirusi, atëherë edhe 74- vjeçari i pankinës kuqezi, Edi Reja, duhet t’i bindet këtij udhëzimi. Trajneri po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Itali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: