Sport
Supersfida ndaj Skënderbeut/ Kukësi do të ketë në fushë edhe një “Zorro”

Kukësi ka pasur problematika të theksuara me mungesat gjatë takimit të së mërkurës kundër Vllaznisë, ku Ethemi e Rroca munguan për shkaqe kartonësh, ndërsa Musolli për çështje dëmtimi. Abazaj gjithashtu luajti i dëmtuar.
Por, halli i verilindorëve nuk është zgjidhur akoma duke qenë se Shkurtaj pësoi një dëmtim në ligamentin e brendshëm dhe do të qëndrojë 3-4 javë jashtë.
Tashmë me pikëpyetje mbetet kapiteni Musolli, i cili akoma nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin në hundë, sy e kokë. Ai ka dalë sot në stërvitje, por është trajnuar me shumë kujdes. Pritet që kapiteni të vendosë një maskë mbrojtëse, por akoma qenia e tij nga fillimi apo jo ndaj Skënderbeut, mbetet në dyshim.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania