Connect with Us

Troisi e akuzoi se i ktheu shpinën, reagon Egbo: Ata që më njohin, e dinë se …

Sport

Troisi e akuzoi se i ktheu shpinën, reagon Egbo: Ata që më njohin, e dinë se …

Publikuar

-

Marcelo Troisi akuzoi Emanuel Egbonë që në fund të takimit mes Flamurtarit dhe Tiranës, nigeriano-shqiptari i kishte kthyer shpinën dhe ishte treguar i pasjellshëm. Edhe pse Emanuel Egbo nuk është se ka shumë dëshirë të flasë për çështjen

“Të them të vërtetën, jam çuditur. Jo vetëm që nuk ka ardhur, por as nuk e kam parë trajnerin të vijë drejt meje. Për ata që më njohin, e dinë shumë mirë që unë kurrë nuk e kam atë zemër. Kurrë nuk përbuz njerëzit, sepse kështu jam gatuar.

Dakord, marrim rastin që unë nuk jam sjellë mirë apo nuk e kam njohur, po përse nuk takoi dikë nga stafi dhe të ankohej dhe jo të dilte në televizor dhe të shkarkohej, pa u sqaruar njëherë”, u shpreh Egboja.

Shkurtimisht, trajneri sqaroi se nuk ka ndodhur ajo skenë, sepse së pari atë veprim nuk ia lejon vetes të ofendojë dikë.

Kujtojmë që Troisi dy ditë më parë tha: “Duhet të jemi pak më të sjellshëm në fushë. Egbonë shkova ta takoja, por më ktheu shpinën dhe kjo s’më pëlqeu.

Mundohem që në fushë të bëj punën, por jashtë fushës jam miq me të gjithë. Gjithsesi, secili ka mënyrën e vet të komunikimit”, foli në fillim Troisi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: