Connect with Us

Video: Mesfushori kuqezi jep asistin e një goli të rrallë në Francë

Kombëtare

Video: Mesfushori kuqezi jep asistin e një goli të rrallë në Francë

Publikuar

-

Qazim Laçi vazhdon të jetë një nga elementët më të rëndësishëm për skuadrën e Azhakso në Ligën 2, të cilën po e ndihmon që të bëjë hapa para dhe t’i afrohet objektivit të ngjitjes në elitën e futbollit francez, Ligën 1. Ish-kapiteni i përfaqësueses Shpresa, sot ka lënë shenjën e tij në suksesin 1-0 të ekipit ndaj Lorio, skuadrës që kryeson renditjen e që tashmë e ka vetëm 2 pikë larg.

Në fillimin e pjesës së dytë të sfidës, Laçi harkoi një goditje nga këndi me një skemë duke çuar topin në shtyllën e parë. Bajala përfitoi dhe me një goditje të shkëlqyer me thembër dërgoi sferën në rrjetë për të shënuar atë që do të ishte goli i vetëm i sfidës. Por ai gol mjaftoi për të marrë tre pikë që e ngjitin Azhakso në vendin e dytë në renditjen e Ligës 2 dhe e bëjnë përsëri mes pretendenteve kryesore për të siguruar ngjitjen direkt në elitë.

Për Laçin, ky ishte asisti i katërt në këtë sezon, të cilëve u ka shtuar edhe 3 gola të realizuar, të gjithë të rëndësishëm për ekipin që i ka besuar atij fanellën me numrin 10 e shpeshherë edhe shiritin e kapitenit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: