Connect with Us

Ankth për Koronavirusin, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin Reja dhe miqësoret e Kombëtares

Kombëtare

Ankth për Koronavirusin, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin Reja dhe miqësoret e Kombëtares

Publikuar

-

Miqësoret e muajit mars të Shqipërisë ndaj San Marinos dhe Sllovenisë, janë shumë pranë zhvendosjes drejt “Air Albania” si pasojë e situatës së krijuar nga alarmi i koronavirus në Itali. Me situatën aktuale është e pamundur që takimet të zhvillohen në San Marino dhe në Udine ku ishin parashikuar dhe duket thuajse e sigurt se do të jetë Shqipëria vendi pritës i tyre.

Sipas ”SuperSport”, në rrethana të tilla po shqyrtohet kjo mundësi, meqë edhe vendi ynë për momentin ka qenë ndër ata që nuk është prekur, pasi hipoteza e zhvillimit të sfidave në Itali ka rënë plotësisht për shkak të vendimeve të qeverisë atje. Duhet një akord mes palëve po insistohet se është shumë pranë finalizimit që sfidat të luhen me 27 dhe 30 mars në impiantin më të ri kryeqytetas.

Ajo që shqetëson në fakt është situata me trajnerin Edi Reja. Në bazë të udhëzimeve që ka dhënë qeveria atje, personat mbi një moshë të caktuar që janë shtresa më e rrezikuar nga virusi, duhet të evitojnë daljet në publik. Ndaj edhe mundësia e 74-vjeçarit për të udhëtuar nga Udine drejt Shqipërisë mund të jetë e pamundur, ashtu siç u bllokua udhëtimi i tij drejt Amsterdamit për të marrë pjesë në shortin e Ligës së Kombeve. Kjo mbetet një nga dilemat më të mëdha qe duhet zgjidhur në këtë moment, pasi trajneri Reja dëshironte me çdo kusht të ndiqte sfidat nga afër pasi aty do të testojë disa emra të rinj për të filluar ciklin me të cilin do të përballohet Liga e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: