Connect with Us

Debutimi historik me fanellën e Çelsit, ja deklarata e shqiptarit Armando Broja

Kombëtare

Debutimi historik me fanellën e Çelsit, ja deklarata e shqiptarit Armando Broja

Publikuar

-

Armando Broja nuk e ka fshehur dot gëzimin e debutimit me ekipin e parë të Çelsit ditën e sotme kundër Evertonit, takim që u fitua nga “Blutë” me rezultatin 4-0. 18-vjeçari kuqezi zëvendësoi në minutën e 86-ë sulmuesin Oliver Zhirunë. Për “Sky Sport”, ai u shpreh se kampionati anglez është liga më e fortë e futbollit në botë.

Ndër të tjera, Broja shtoi se ishte i lumtur që fitoi faull për ekipin e tij.

“Debutimi në futbollin elitar me Çelsin – Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam qenë këtu që kur isha fëmijë dhe kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës. Të debutosh në ‘Stemford Brixh’ është mbi të gjitha një kënaqësi e madhe. Përpara se të hyja në fushë, isha pak nervoz, por fola me trajnerin dhe më tha që të kënaqesha. Kështu që u kënaqa për pak minuta që luajta në fushë.

E nis karrierën në Premier Ligë – Kampionati anglez është ndoshta liga më e ashpër në botë. Kur e pashë atë (futbollisti i Evertonin Mejsën Hulgate i shkaktoi faull Brojës) vetëm sa preka topin dhe ai më goditi. Ishte diçka e mirë, sepse fitova goditjen e dënimit dhe skuadra nisi të avaconte”, deklaroi për median e famshme të futbollit “Sky Sports” Armando Broja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: