Connect with Us

E mbani mend Fidan Alitin? Ja çfarë ka thënë mbrojtësi për Bregun dhe Skënderbeun

Sport

E mbani mend Fidan Alitin? Ja çfarë ka thënë mbrojtësi për Bregun dhe Skënderbeun

Publikuar

-

Ish-futbollisti i Skënderbeut Fidan Aliti nuk komentoi shortin e Kosovës për Ligën e Kombeve ku janë vendosur së bashkë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Për “Zona Gol”, mbrojtësi i Kosovës shtoi se po mendon për takimin e rëndësishëm të 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë e cila luhet në kuadër të prerjes së biletës për të marrë pjesë në EURO 2020.

Shorti i Kosovës në Ligën e Kombeve – Të flasim tani për të është pak herët. E kam parë shortin e Kosovës. Kam patur mendime të shkurtra, pastaj nuk jam menduar shumë për këtë. Po mendojmë për Maqedoninë, duam të mendojmë kualifikimin.

Ndeshja me Maqedoninë – Janë një kombëtare me eksperiencë, kanë individë të fortë. E di që nuk bëhet lehtë. Do të jetë takim me emocione. Është e rëndësishme si ndeshje dhe shtetin, federtën tonë”, u shpreh futbollisti i Kalmarit Fidan Aliti.

Më tej mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti zbuloi për “Zona Gol” se refuzoi një ofertë të ardhur përpara disa kohësh. Ai arsyetoi se oferta nuk e kishte kënaqur atë dhe skuadrën e tij Kalmar.

I pyetur për të kalimin e mundshëm të ish-shokut të skuadrës te Skënderbeu Dejvi Bregu në Suedi, Aliti theksoi se futbollisti vlonjat i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në futbollin suedez.

Ndërsa për ish-skuadrën e tij Skënderbeu uron që korçarët të fitojnë kampionatin, pavarësisht se ndodhen në distancë prej 12 pikësh nga Tirana.

Oferta për të ardhmen – Kam pasur oferta, nuk ishte ajo që prisja, nuk isha shumë i kënaqur. Duhet të jetë dhe klubi i kënaqur. Jam i kënaqur këtu te Kalmari. Duhet të vijë njëofertë shumë e mirë.

Përballje në Kupën e Suedisë kundër AIK-ut të Jasir Asanit – Do të jetë ndeshje shumë e bukur me Asanin. Edhe me barazim kalojmë në çerekfinale. Do ta kenë të vështirë me ne.

Skënderbeu – Atë vit që ika, u larguan shumë futbollistë. Kam shumë respekt pr familjen Takajn dhe Skënderbeun. Uroj të dalin kampion sivjet. Nuk i dihet kurrë futbollit.

Bregu te Kalmari – Ka shumë kualitet. Pse jo?! Ka cilësi për të luajtur në Suedi. Nuk e di situatën e tij”, përfundoi Aliti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: