Connect with Us

“Jam unë pronari i Tiranës”, Veliaj i shtang të gjithë me deklaratën bombastike

Sport

“Jam unë pronari i Tiranës”, Veliaj i shtang të gjithë me deklaratën bombastike

Publikuar

-

“Unë jam pronari i Tiranës…”. Një frazë që mund ta fuste në mendime presidentin e bardhebluve, Refik Halili, kur e dëgjon këtë nga dikush tjetër. Por ndoshta këtu ka nevojë për një përjashtim. E ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj me humor gjatë një takimi që ka pasur disa ditë më parë (më 28 shkurt) në shkollën “Konferenca e Pezës”.

Ai ka vizituar ambjenet e rikosntruktuara të shkollës dhe ndër mësuesit që e presin te hyrja është Krenar Alimehmeti, dikur ish-kapiten i bardhebluve, trajner dhe drejtues i tyre. Sot Alimehmeti është mësues në shkollën “Konferenca e Pezës” dhe kur është takuar me Veliajn, një prej pjesëtarëve ka nisur t’i shpjegojë Veliajt se kush është Alimehmeti, duke e përshkruar ish-lojtarin si emblemën e futbollit tiranas.

Kryebashkiaku e ka ndërprerë menjëherë dhe iu kujtuar të pranishmve që jo vetëm që e njeh ish-mbrojtësin e shquar, por u thotë edhe se është pronar i klubit të Tiranës, duke iu referuar faktit që sot bashkia ka ende 34 për qind të aksioneve të klubit kryeqytetas. “E di e di, e njoh (Alimehmetin). Mos harroni që unë jam pronari i Tiranës”, është batuta e Veliajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: