Seria A
Juve-Inter, zbulohen sa njerëz do të jenë të pranishëm sot në “Allianz Arena”

Juventus-Inter, ose ndryshe “Derbi i Italisë”, do të luhet sonte në orën 20:45 më dyer të mbyllura, pra pa tifozë, edhe pse në total do të jenë 500 të akredituar!
Në fakt, bëhet fjalë për dy skuadrat bashkë me rezerva dhe lojtarët në tribunë, stafet teknike të ekipeve, ato mjekësore, përfaqësues nga Federata Italiane e Futbollit, skuadra e arbitrave, por edhe presidentët dhe drejtuesit, për ta mbyllur me fotografët dhe rojet e sigurisë!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania