Connect with Us

Kukësi tronditet para ndeshjes me Skënderbeun, merr lajmin e keq

Sport

Kukësi tronditet para ndeshjes me Skënderbeun, merr lajmin e keq

Publikuar

-

Kukësin po e ndjek fati i keq. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në 4 ndeshjet e fundit, shkarkimi i trajnerit dhe shkëputja me 9 pikë nga kreu, tashmë verilindorët po vuajnë edhe dëmtimet. Nëse një javë më parë luajtën pa kapitenin Besar Musolli dhe të enjten morën lajmin e dëmtimit të “bomberit” Vasil Shkurtaj, tashmë një tjetër problem i madh i shtohet Orges Shehit.

Verilindorët duhet t’i bëjnë llogaritë edhe pa Emiljano Mustën kundër Skënderbeut. Mbrojtësi i linjës së majtë ka pësuar një tërheqje muskulare që më 29 shkurt (në ndeshjen me Teutën). E megjithatë, elbasanasi sakrifikoi me Vllazninë. Pasi kreu terapi intensive, zbriti në fushë dhe përballoi 90 minuta. Dhe pse kjo gjë u mbajt e fshehtë nga klubi, tashmë del në pah problematika. Lojtari 28-vjeçar nuk ia del dot të jetë i gatshëm kundër Skënderbeut dhe do t’i duhen të paktën edhe 7-10 ditë pa luajtur, me qëllim rikuperimin.

Mbrojtësi nuk ka dalë në stërvitje ditën e djeshme dhe konsiderohet si një mungesë mjaft e rëndësishme për takimin e së hënës. As Kristal Abazaj me Besar Musollin nuk janë në 100-përqindëshin e tyre, paçka se të dy priten që të luajnë. Drejtuesit presin fitoren, ndonëse shkalla e vështirësisë është e madhe. Sikundër edhe është thënë, kapiteni pritet të luajë me maskë, pasi kurrsesi nuk mund të rrezikojë pa të. Dhe listës së mungesave u shtohet edhe Olsi Teqja i pezulluar. Edhe pse qendërmbrojtësi u kthye pikërisht ndaj Vllaznisë pasi ezauroi të kuqin, ai kishte edhe 3 kartonë të verdhë të akumuluar, ndaj i 4-ti e lë jashtë për Skënderbeun.

SHEHI PROVON FORMACIONIN

Duke parë mungesat dhe dilemat, trajnerit Orges Shehi do t’i duhet të konfigurojë 11-shen. Kështu, Abazaj ose Kuper do të luajnë në majë të sulmit në vend të Shkurtajt, ndërsa mungesën e Mustës do ta kompensojë Kotobelli në linjën e majtë të mbrojtjes. Referuar asaj që është provuar në stërvitjet e kësaj jave dhe mbi të gjitha duke parë alternativat që i kanë mbetur, pritet që ekipi të luajë me skemën 4-3-2-1.

Dashamir Xhikës i mbetet porta edhe për këtë javë, ndërsa para tij do të rreshtohet kjo katërshe: MaliqiKrasniqi-Obanor-Kotobelli. Mesfusha do të përbehet prej Ethemit në të djathtë dhe majtas një mes Musollit ose Lulaj, ndërsa më i avancuar është Rroca që rikthehet pas skualifikimit. Limaj e Gavazaj do të jenë në krahë për të mbështetur “pykën”. Dhe në kokë të sulmit pritet të qëndrojë Kristal Abazaj, ndonëse alternativë është edhe Godberg Kuper. Gjithsesi, dilemat për rreshtimin do të marrin ndoshta zgjidhje sot./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: