Connect with Us

Laçi tenton të prishë magjinë e Tiranës, Cungu përgatit “kurthin”

Sport

Laçi tenton të prishë magjinë e Tiranës, Cungu përgatit “kurthin”

Publikuar

-

Laçi pritet të luajë sot për herë të parë pa kryegolashënuesin Kirian Nuabueze. Dëmtimi në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bylisit dhe koha e shkurtër për rikuperim ka bërë që nigeriani me nënshtetësi amerikane të humbasë takimin ndaj Tiranës.

Burime pranë klubit kurbinas tregojnë se Nuabueze nuk është llogaritur nga trajneri Armando Cungu, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka provuar në qendër të sulmit Redon Xhixhën, i cili po kalon një moment të shkëlqyer, duke shënuar rregullisht. Megjithatë, në kampin kurbinas nuk e përjashtojnë mundësinë që Nuabueze të qëndrojë në stol dhe nëse do të jetë e nevojshme për të sakrifikuar sadopak në fund të lojës, atëherë edhe mund të hidhet në fushë.

Mirëpo, një hall më vete është edhe fakti se edhe braziliani Teko vuan ende problemin me muskujt e barkut. Ai ka që prej muajit dhjetor që nuk luan rregullisht me kurbinasit. Ndërsa problem fizike pas ndeshjes së fundit ka pasur edhe mesfushori Ardit Deliu.

Cungu ka disa dilema, veçanërisht për mesfushën e sulmit. Nuk përjashtohet mundësia që të debutojë si titullar sulmuesi nga Sierra Leone, Dembakui Jomba. Edhe Donald Rapo pritet ta nisë nga minuta e parë, ndërsa shanse për të marrë një fanellë titullari ka Uendi Vecaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: