Sport
Mallkimi vazhdon ende për Bylis, barazim me polemika në Gjirokastër (video)

Bylisi ka harruar të fitojë në kampionat për këtë vit, teksa nuk ia ka dalë të fitojë dot as sot ndaj Luftëtarit. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër, skuadrat e kanë mbyllur në barazim një ndeshje ku rastet për të dyja ekipet nuk kanë munguar. Pjesa e parë foli më shumë për ballshiotët, të cilët kal;uan edhe të parët në avantazh në minutën e 34’ me Gundo.
Ky i fundit shënoi nga penalltia të cilën e fitoi pikërisht vetë, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij.
Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 43’, Gresild Lika barazoi shifrat me një gjuajtje që ishte në formën e krosimit, por përgjumja e portierit Miraka bëri që topi të shkojë në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për vendasit. Luftëtari kishte disa raste për shënim, por nuk ia dolën duke u larguar nga kjo ndeshje me 1 pikë.