Sport
Meritonim një pikë sot/ Ja me kë e ka “inatin” Cungun pas humbjes ndaj Tiranës

Laçi u mund minalisht ditën e sotme 1-0 nga Tirana. Një gol i Ngoo i dha fitoren e radhës bardhebluve që vazhdojnë marshimin për titull. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, foli dhe trajneri Armando Cungu i cili u shpreh:
“Fitoret e njëpasnjëshme rrisin shumë moralin e çdo ekip. Siç themi ne në Shkodër mos të bëhesh orteg se nuk di të ndalësh më pastaj. Tirana meriton kompliment për paraqitjen e sotme. Pjesën e parë ishim më mirë se kundërshtari, ndërsa në të dytën ishte një lojë e barabart. Fati nuk ishte me ne sot dhe djemt meritojnë komplimente për paraqitjen e sotme. Nuk kthejë sytë për të parë rezultatet e kundërshtarëve, por shikoj vetëm skuadrën time. Duke parë që edhe rivalët tanë janë ndalur është një javë pozitive për ne.
Mendoj se ekipi ka cilësi dhe individë të caktuar që bëjnë diferencën edhe pse për mua e rëndësishme për mua është grupi. Futbolli është i tillë dhe nuk ishte e lehtë të luhesh ndaj Tiranës dhe sot mendoj se meritonim një pikë.
Duke patur parasysh që duhej një ndeshje me ritëm sot dhe kundërshtarin e një terren të vështirë duke parë shirat që kanë rënë. Këto ishin arsyet që unë i besova sot lojtarëve me fizik. Fati nuk ishte me ne, por mund të ishim pak më të qartë dhe të konkuludonim rastet e krijuar”, u shpreh Cungu.