Connect with Us

Sadiku: Në Malaga kanë vdekur dy persona nga koronavirusi, ja si është gjendja

Kombëtare

Sadiku: Në Malaga kanë vdekur dy persona nga koronavirusi, ja si është gjendja

Publikuar

-

Armando Sadiku, po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon me Malagan dhe kthimi i tij në radhët e përfaqësueses shqiptare duket shumë afër. Në “SuperSport” ai tregoi ndjesitë e tij për këtë sezon, si dhe atë që po kalon te Malaga. Sadiku nuk ngurroi të fliste edhe për kampionatin shqiptar duke bërë parashikimin e tij për titullin në Superiore.

Koronavirusi – “Është e vërtetë që në Malaga kanë vdekur dy persona, ka 48 persona të prekur. Por gjendja nuk është alarmante, kampionati vazhdon rregullisht dhe gjendja është normale”.

Shorti i Nations League – “Distanca dhe udhëtimet mund të jetë problemi ynë. Por megjithatë në letër kundërshtarët mund të jenë të lehtë, por duhet t’i marrim seriozisht një nga një të gjithë ndeshjet, ky duhet të jetë objektivi ynë:.

Kombëtarja – “Sigurisht që më ka munguar shumë dhe i kam ndjekur ndeshjet nga këtu. Jam shumë i kënaqur tani, po kaloj formë të mirë, nuk kam dëmtime dhe shpresoj të jem përsëri në Kombëtare”.

E ardhmja –  “Për momentin jam i huazuar këtu nga Levante, në fund të sezonit do të kthehem atje. Por këtu të gjithë më duan, tifozët e klubi, jam shumë i kënaqur, po bëj mirë, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Do të shoh në fund të sezonit, në qershor do të shohim si do ta zgjidhim me Levanten dhe çfarë mund të bëj”.

Forma – “Jam duke luajtur rregullti të gjitha ndeshjet, nuk kam pasur dëmtime. Në karrierë në momentet më të mira kam qenë gjithmonë i dëmtuar. Jam  munduar të rikuperohem. Këtu kam gjetur vetveten, jam duke shënuar gola e jam i kënaqur, shpresoj që Zoti të mos më sjellë më dëmtime siç i kam kaluar”.

Sezoni – “Ne këtu e nisëm kampionatin keq, se kishim pasur probleme me La Liga dhe këtë gjendje që kishte klubi e vuajti ekipi. Por tani e kemi marrë veten dhe këtë javë kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi. Nëse marrim rezultate pozitive do të jemi në zonën e play-off dhe ky është objektivi këtë vit”.

Në skuadër me Baren – “Keidi kishte një vit këtu dhe që nga fillimi më ka ambientuar të ambientohem në klub dhe jetën private. Jam i lumtur se nuk e kuptoja mirë gjuhën e më ka ndihmuar. Tani jemi bërë bashkë e shkojmë mirë me familjet, më ka ndihmuar Keidi dhe familja e tij. Jam i lumtur që kam gjetur një shqiptar por edhe një djalë shumë të mirë. Jam i gëzuar që është bashkuar me kombëtaren dhe po luan atje”.

Numri 9 – “Kur erdha, numrin 10 e kishte Rodriguez dhe numri 9 ishte bosh, kishin ardhur disa përpara por e kishin lënë se është numër me peshë. Atëherë unë zgjodha nëntën”.

Ftesa – “Nuk më ka ardhur ende ftesa, besoj se është shpejt”.

Kampionati shqiptar – “E ndjek, i kam ndjekur disa ndeshje. Por jo shumë. Besoj se Tirana i ka çmendur të gjithë në Shqipëri me këto 11 ndeshje që nuk ka humbur dhe besoj se ka një hap shumë të mirë dhe besoj se do të dalë Tirana kampione”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: