Connect with Us

Tirana fitoi me vështirësi ndaj Laçit, Egbo ka vetëm një kritikë për të tijtë

Sport

Tirana fitoi me vështirësi ndaj Laçit, Egbo ka vetëm një kritikë për të tijtë

Publikuar

-

Tirana fitoi në “Air Albania” ndaj Laçit me rezultatin 1-0, duke vulosur kështu fitoren e rradhës. Ndeshja ishte tepër e komplikuar për të dyja ekipet, ndërsa goli erdhi pas një gabimi të portierit të Laçit, ku Ngoo u tregua I saktë në goditje me kokë. Tirana luajti qetë dhe priti gjatë gjithë kohës për të shënuar, duket se trajneri Egbo I kishte idetë e qarta. Pas përfundimit të sfidës, për Supersport foli trajneri I bardhebluve, Emanuel Egbo:

Ndeshja:

“Ishte pak ndeshje e vështirë për ne. Ishte ndeshja e parë për Laçin në këtë stadium dhe kjo I jep pak më shtysë lojtarëve. Pasi kjo fushë të jep dëshirën që të japësh më shumë. Ekipi jonë në pjesën e parë nuk ka qenë në nivelin që kemi kërkuar. Pastaj në pjesën e dytë ndryshuam dhe bëm presionin në fushën kudërshtare. Këtë u thashë dhe çunave nëse arrimë këtë do të bënim gol. Dhe gabimi I portierit na dha atë gol që vendosëm ndeshjen.

Ka dhe 10 ndeshje për të mbaruar kampionati. Do shohim punën tonë nuk do shohim ekipet e tjera. Do ti marrim ndeshjet një nga një dhe në fund do të shohim”, u shpreh Egbo.

Një kritikë për ekipin?

“Kur mbaroj pjesa e parë nuk kemi qenë atje ku duhet. Nuk e kemi filluar me ritmin që duhet”, tha Egbo.

Pse zgjodhët Ismajlgecin dhe Halilin? A ndiheni në presion për një zgjedhjje të tillë

“Çdo lojtar e kupton sesi e marrim vendimin se jemi një familje, jemi si vllezër. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit futëm Ismajilgecin. Këtu menduam për lojtarët më të freskët që të japi më shumë. Kështu që nuk ka presion, nuk ka asgjë”, tha Egbo.

Sa e vështirë është të përgatitësh ndeshjen për tre ditë?

“Laçi po vinte ndaj një ndeshje të fortë. Kështu që brenda tre ditëve kemi bërë që të kemi sa më të qetë ekipin. Lojtarët kanë qenë pak të lodhur, prandaj e kemi përgatitur si të pushojmë pak më shumë dhe të jenë të freskët për sot”, përfundoi Egbo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: