Connect with Us

Tiranës i ngrin buzëqeshja, ja çfarë i pret bardheblutë

Sport

Tiranës i ngrin buzëqeshja, ja çfarë i pret bardheblutë

Publikuar

-

Superiorja në sprintin final dhe klubet që nisin të bëjnë llogaritë. Java e 26-të është nga ato që në një përqindje të madhe mund të japë indicie të forta, jo vetëm në garën për titull mes Tiranës dhe Kukësit, por mbi të gjitha zonën europiane dhe vendin e tetë në klasifikim, që në fund të sezonit i duhet të bëjë një ndeshje shtesë për qëndrimin në elitë me fituesin e “play off”- it të Kategorisë së Parë. Në letër Tirana është sërish e favorizuar edhe për këtë javë. Pret Laçin në “Air Albania” dhe përtej faktit se kurbinasit nuk janë një kundërshtar i lehtë, skuadra e Egbosë e ka të qartë se nuk mund të ndalë hapin në një nga momentet më delikate të sezonit.

Forma e mirë që po kalon, rëndësia e tri pikëve në një javë ku mund të përfitojë sërish nga ndonjë ndalesë e rivalëve dhe kalendari që e pret në vazhdimësi, e bën sfidën Tirana-Laçi shumë të rëndësishme për bardheblutë. Një fitore sot ua bën edhe më të sigurt rrugëtimin drejt titullit që u mungon prej 11 vitesh. Nëse Tirana thyen Laçin, atëherë do të presë 24 orë për të shpresuar se Kukësi nuk do të fitojë në Korçë dhe diferenca nga +6 mund të bëhet +8 apo +9 në rastin më të mirë.

Natyrisht, llogari të tilla bëjnë edhe te verilindorët, pasi Laçi ka treguar shpesh se di të ndalë skuadra të mëdha, prandaj dhe sot janë të detyruar të bëjnë tifo për kurbinasit.

Megjithatë, gjithçka është në dorë të bardhebluve dhe triumfi me Laçin vlen shumë edhe për faktin se Kukësi rival që luan një ditë më pas, futet nën presion dhe i duhet me çdo kusht trepikëshi në Korçë. Pas Laçit, Tirana luan tri ndeshje radhazi jashtë fushe. Ndërkohë, Skënderbeu është kundërshtari më pak i preferuar për këdo në këto momente, pasi po kalon një formë të shkëlqyer.

Kukësi nuk ka fituar asnjëherë këtë kampionat ndaj korçarëve, por nesër mund të jetë e treta e vërteta. Kjo javë, si asnjëherë tjetër këtë sezon, për koincidencë sjell edhe mungesën për shkak dënmtimesh njëherësh të dy golashënuesve më të mirë të kampionatit: Kirian Nuabueze (Laçi) dhe Vasil Shkurtaj (Kukësi).

Ndërsa Partizani, që është 12 pikë larg kreut, tashmë duhet të evitojë më të keqen. Minimalisht “demat” duhet të sigurojnë Europën dhe në Shkodër bën punë vetëm triumfi, por Partizani gjen një Vllazni të egërsuar, që kërkon të ikë nga zona “play out”.

TEUTA DHE BYLISI

Për të evituar precedentin me Luftëtarin, durrsakët duhet të tregojnë sot ndaj Flamurtarit pjekurinë e një skuadre që e do me çdo kusht Europën. Pas asaj fitoreje ndaj Partizanit, gjithçka do të zhbëhej nëse nuk merreshin pikët e plota në Durrës me vlonjatët. Ndërsa Bylisi, që ashtu si Luftëtari, nuk ka marrë asnjë fitore këtë vit, e ka detyrim të thyejë gjirokastritët për shumë arsye. Nëse nuk e bën, atëherë do të futet frikshëm në vorbullën e zonës “play out”./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: