Sport
A do të falet Skënderbeu? Ja çfarë deklaron Ilir Daja

Skënderbeu mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, teksa në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Daja u shpreh:
“Sigurisht është kënaqësi që i dhurojmë këtij qytetit. Që më skuadrën në dekadën e fundit ka bërë histori në Europë dhe Shqipëri.
Në gjysmën e dytë të kampionatit kemi lojëra të mira dhe rezultateve pozitive. Shikoj frymë në skuadër, gjithë çunat sakrifikojnë për të marrë rezultatin. Gjithë merita është e tyre. Fitoren ia dedikojmë tifozëve, që me gjithë situatën, ata prap na mbështetën jashtë stadiumit.
Kemi 2 pasur 2 pamje këtë sezon. Gjysmën e parë të kampionatit kemi pasur goxha oshilacione. Kemi fituar një stabilitet qoftë në lojë dhe rezultat. Jemi ekipi i dytë pas Tiranës që kemi grumbulluar më shumë pikë në fazën e dytë. Tani e kemi kontingjentin e plotësuar. Nëse vazhdojmë të ulemi me këmbë në tokë, mendoj që do kemi një ecuri pozitive.
LOJA – Edhe filtri i parë, edhe shoqërimi nga pjesa tjetër e mbrojtjes ishte goxha mirë. Ishim një ekip i shkurtër. Dita ka disa ndeshje që luan i sakrifikuar. Ka probleme në gju. Ka më shumë merita, pavarësisht se edhe Daja shkel shumë territor. I jep qetësi edhe Elezi. Jashanica ka qenë në sinkron me veprimet. Treshja me mesfushës ka funksionuar shumë mirë. Para pak muajsh kisha 37-vjetorin. Jemi mirë deri tani (Batutë).
DËNIMI – Ka ndikuar. Nuk do ta lija vetëm te pjesa e Skënderbeut. Është ulur standarti që kishte krijuar ky ekip, duke i dhënë tonin kampionatit. Kjo gjë ndikoi edhe në rënien e nivelit të kampionatit. Shpresojmë që në fund të sezonit të vijë dhe një përgjigje pozitive. Gjë që do të na bënte shumë mirë.
SHEHI DHE FATET E TITULLIT KAMPION- Nuk luajnë trajnerët. Kanë pjesën e tyre të drejtimit. Sot luante Skënderbeu me Kukësin. E gjithë fitorja i shkon lojtarëve. Nëse bëjnë kështu sakrificash mund edhe ekipe që kanë lojtarë të mirë. Kukësi ka qenë deri para pak javësh kryesuesja e kampionatit. Nuk shohim se kush fiton dhe kush humbet, fokusohemi vetëm te Skënderbeu, shpresoj që të rikuperojmë akoma më shumë, por duke qenë me këmbë në tokë.