Connect with Us

Frikë nga Koronavirusi, ekipi i Memushajt zbret me maskë në fushë. Ja çfarë bën gjyqtari

Kombëtare

Frikë nga Koronavirusi, ekipi i Memushajt zbret me maskë në fushë. Ja çfarë bën gjyqtari

Publikuar

-

Një vendim krejtësisht i paprecedentë ka ardhur nga Pescara, para ndeshjes që kishin me Beneventon. Një ndeshje e humbur 4-0 për ekipin e Memushaj në transfertë, por ajo që tërheq vëmendje ishte fillimi i takimit.

Vetë lojtarët kishin frikë nga Koronavirusi që ka pushtuar Italinë dhe pavarësisht se ishin në stadiumin e boshatisur, te Pescara kishin menduar për një masë shtesë. Futbollistët kanë dalë me maska në fushë, duke kërkuar që të luajnë në këtë mënyrë nga paniku i hapur së fundmi. Por një kërkesë të tillë nuk e ka aprovuar arbitri, pasi në rregullore nuk lejohej një gjë e tillë, ose më saktë nuk ishte parashikuar kurrë më parë se mund të mbërrihej në një situatë të tillë.

Pastaj Ledian Memushaj është një histori më vete në foton kur lojtarët ishin grumbulluar para se të niste ndeshja. Të gjithë lojtarët e Pescara-s e kishin maskën në fytyrë për t’u mbrojtur, ndërsa vetëm mesfushori shqiptar dukej se e kishte vendosur më kot dhe për t’i plotësuar qefin shokëve, pasi me mënyrën sesi po e mbante maskën, ishte sikur të mos ta kishte vendosur fare atë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: