Connect with Us

FSHF me qëndrim zyrtar për dy ndeshjet e sotme, por çfarë do të ndodhë me javët e tjera?

Sport

FSHF me qëndrim zyrtar për dy ndeshjet e sotme, por çfarë do të ndodhë me javët e tjera?

Publikuar

-

FSHF ka dalë me një komunikim zyrtar sa i përket situatës kritike në Shqipëri, pas ardhjes së Koronavirusit. Dy ndeshjet e programuara në ditën e sotme mes Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësit do të zhvillohen normalisht sipas planit, por pa tifozë.

Gjithashtu në tryezë u shtrua edhe mundësia e një shtyrje të mundshme të tyre, por kjo nuk erdhi si vendim përfundimtar. Edhe në njoftimin e FSHF-së shkruhet se duke marrë parasysh faktin se ekipet janë akomoduar për transfertat që do të kenë, atëherë ndeshjet do të zhvillohen normalisht. Por vazhdimi i kampionatit do të jetë një enigmë më vete që do të varet edhe nga gjendja e vendit në ditët e ardhshme, nëse do të kemi një përhapje apo jo më të madhe të Koronavirusit.

Njoftimi i FSHF-së:

Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend. Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: