Connect with Us

Humbja ndaj Vllaznisë, Olsi Rama shpërthen keq ndaj lojtarëve

Sport

Humbja ndaj Vllaznisë, Olsi Rama shpërthen keq ndaj lojtarëve

Publikuar

-

“Është një humbje që dhemb, sepse bëm shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojmë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është bërë për punë afatgjatë. Kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që duhet të rindërtojmë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativisht mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre. Që lojtarët nuk po e shprehin. Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishëm, por të rëndësishëm janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdoqoftë”, tha Rama në fillim.

Mungesa e tifozëve?

Fakti që u luajt pa tifoz është humbje për futbollin. Kjo është një fushë ku luhet gjithmonë futboll dhe sportdashësit janë gjithmonë model. Për këtë arsye më vjen keq që u luajt pa tifozë në Shkodër.

Fitorja e Vllaznisë e merituar:

“nuk dua të futem fare në këto diskutime i uroj Vllaznisë suksese. Ka një ekip simpatik që lufton gjithmonë. Sot luftuan më shumë se ne. Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e ekipit. Të gjithë pa përjashtim nuk dhanë atë që pritej. Edhe vjet në fazën e parë në Shkodër kemi marr një fitore që nuk e di sa e merituar ishte sepse nuk luajtëm mirë as atëherë”, u shpreh Rama.

Këshillë për Koronavirus nga Edi Rama:

Të lajmë duart.

Mund të quhet e mbyllur beteja për titull kampion?

“Kam kohë që  i them djemve dhe stafit që duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e 1, 2,3,4,5 6 7 është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj marrim tre pikët apo barazojmë kjo varet nga ajo që çfarë japim në fushë. Sot nuk e dhamë dhe merituam të humbisnim”

Ku e shikoni Partizanin në fund të sezonit?

“Atë do ta shohim kur të vij fundi i sezonit. Unë po mendoj shumë zhurma që nuk do bëhen lojërat kombëtare e ndërkombëtare të kalojmë njëherë këtë emergjencën që kemi tani se nuk është vetëm për ne dhe pastaj të shohim ku do jetë Partizani”, përfundoi Olsi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: