Kombëtare
Ishte në karantinë për dy javë, vjen lajmi i mirë për sulmuesin kuqezi të Juventusit

Juventus U 23 ishte një nga ekipet që ishte karantinuar pasi një nga lojtarët e skuadrës kundërshtare me të cilin kishin zhvilluar ndeshje, kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Ndaj, për të shmangur çdo do lloj rreziku, ishte vendosur që lojtarët e rinj bardhezi të qëndronin të izoluar.
Pjesë e Juventusit është edhe futbollisti shqiptar, Xhakomo Vrioni. 21-vjeçari u bë pjesë e bardhezinjve në merkaton e janarit teksa u transferua në ekipi i Çitadelës. Pritshmëritë për Vrionin janë të larta, madje sulmuesi ka qenë pjesë edhe e stërvitjes me ekipin e parë të Juventusit.
Kështu, kjo periudhë ndërprerje e aktiviteteve nuk erdhi në momentin më të mirë për Vrionin. Megjithatë, dy javëshi i sigurisë ka përfunduar e tashmë Juventus U 23 mund t’i rikthehet normalisht aktiviteteve dhe pret urdhrat nga Federata nëse do të luhet ndeshja e radhës, ndërsa Vrioni starton sërish punën për të treguar cilësitë e tij. /Egi